Ambasada e Gjermanisë: Presim respektim të Kushtetutës për zgjedhjen e presidentit
28/04/2026
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se është duke e ndjekur procesin në zhvillim dhe “pret që të gjithë aktorët të veprojnë në përputhje me Kushtetutën”.
Kështu ka thënë ambasada gjermane për procesin e zgjedhjes së presidentit në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.
Nga ambasadat e tjera në Kosovë apo ndërkombëtarët nuk ka pasur ende ndonjë reagim publik lidhur me zhvillimet e fundit.
Përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile kanë thënë se votimi i presidentit pa kuorumin e nevojshëm, cenon rendin kushtetues.


