Please enter at least 3 characters.

Ambasada amerikane uron Shqipërinë për miratimin e rregullores së re për sigurinë kibernetike

2019/05/ambasada-amerikane-ne-shqiperi-1.jpg

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përgëzuar Entin Rregullator të Energjisë për miratimin e rregullores së parë për sigurinë kibernetike në sektorin e energjisë.

Në shkrimin e Ambasadës thuhet se Shqipëria bëhet vendi i parë në Evropën Juglindore që miraton këtë rregullore të re.

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përgëzon Enti Rregullator i Energjisë për miratimin e Rregullores së parë të Shqipërisë për sigurinë kibernetike në sektorin e energjisë", thuhet në shkrimin e Ambasadës. /Telegrafi/