Please enter at least 3 characters.

Ambasada Amerikane: Të krenohemi me Ritën dhe Blerinën që na prezantojnë në Oskar

2016/01/Rita-fk.jpg
193:"Singer Rita Ora arrives at the 2014 Vanity Fair Oscars Party in West Hollywood, California March 2, 2014. REUTERS/Danny Moloshok (UNITED STATES TAGS: ENTERTAINMENT) (OSCARS-PARTIES) - RTR3FZ0E
7:"REUTERS

Ambasada Amerikane në Prishtinë përmes një postimi në Facebook ka uruar dy shqiptaret nga Kosova, Rita Orën dhe Blerina Kllokoqi Rugovën, që na përfaqësojnë në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve Oskar.

Rita krahas nominimit për kolonën zanore me këngën “Grateful”, njëherësh edhe do të performojë në skenën e madhe, derisa aktorja Jon Mack do të veshë kreacionet e Blerinës.

“Këtë vit janë dy arsye më shumë për ta shikuar (Oskarin) dhe për t’u krenuar me dy talentet e reja të Kosovës: Rita Ora që do të performojë këngën ‘Grateful’ dhe fustanet e dizajneres së modës, Blerina Kllokoqi Rugova, që do të vishen nga aktorja, muzikantja dhe producentja amerikane, Jon Mack. Le t’i urojmë së bashku Ritën dhe Blerinën për këtë sukses mahnitës! Ju na bëni krenarë”, thuhet në një postim të Ambasadës së SHBA-ve në Facebook. /Telegrafi/