Please enter at least 3 characters.

Amar Zymeri nga Gjilani fiton medaljen e argjendtë në kodim - do ta përfaqësoj Kosovën në Olimpiadën e Programimit në Barcelonë

Amar Zymeri nga Gjilani ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë e kodimit.

Ai ka siguruar kështu kualifikimin për pjesëmarrje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Programimit “INTERNATIONAL STEM OLYMPIAD”.

Kjo garë prestigjioze do të mbahet nga 9 deri më 15 korrik në Barcelonë, Spanjë.

Në nivel të Kosovës, gara është organizuar nga Infinit Training në bashkëpunim me “International STEM Olympiad”.

Ndryshe, faza e parë e garës u zhvillua më 8 shkurt 2025, ndërsa faza e dytë, gjysmëfinalja për kualifikim në finale, u mbajt më 8 mars 2025. /Telegrafi/