Alonson e ndalin në rrugë për ta pyetur për situatën e tensionuar te Reali, ai ka një përgjigje shumë të qartë
Xabi Alonso është prezantuar së fundmi si trajneri i ri i Chelseat, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij pas largimit nga Real Madridi katër muaj më parë.
Tekniku spanjoll u intervistua në emisionin e njohur “El Chiringuito”, ku foli për herë të parë rreth aventurës së re në Londër dhe objektivave me klubin anglez.
“Jam shumë i emocionuar dhe gati të filloj punën”, deklaroi Alonso, duke e cilësuar Chelsean si “një projekt të mrekullueshëm”.
Megjithatë, vëmendja më e madhe në Spanjë ishte te pyetjet që lidheshin me largimin e tij nga Real Madridi dhe raportet me klubin madrilen.
✅🔵 "El CHELSEA es un PROYECTO BONITO, es MUY BUENA OPCIÓN".
😉 "¿Rumores de salidas? Haremos un BUEN EQUIPO".
🚨 Xabi Alonso, EN EXCLUSIVA con @marcosbenito9. pic.twitter.com/blk6Fml7tG
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) May 20, 2026
Kur u pyet drejtpërdrejt për situatën e tensionuar Realin, Alonso shmangu komentet e detajuara.
“Situata te Real Madridi? Jo, jo, jo… Nuk mund të them asgjë”, u përgjigj shkurt ish-mesfushori legjendar.
Emërimi i Alonsos te Chelsea ka ngjallur pritshmëri të mëdha, pasi spanjolli konsiderohet një nga trajnerët më premtues të brezit të ri, falë ideve moderne taktike dhe eksperiencës së fituar në nivelet më të larta të futbollit evropian. /Telegrafi/


