Please enter at least 3 characters.

Alonso komenton penalltinë në ndeshjen ndaj Newcastle: Ishte vendim i drejtë

2018/08/AlonsoNewxastl-2.jpg
328:"NEWCASTLE UPON TYNE, ENGLAND - AUGUST 26: Chelsea player Marcos Alonso is fouled by Newcastle defender Fabian Schar to give Chelsea a penalty during the Premier League match between Newcastle United and Chelsea FC at St. James Park on August 26, 2018 in Newcastle upon Tyne, United Kingdom. (Photo by Stu Forster/Getty Images)
12:"Getty Images

Në ndeshjen ndërmjet Newcastle United dhe Chelsea, të cilën e fitoi skuadra mysafire (2-1), u akordua një penallti që është konsideruar kundërthënëse.

Në gjysmën e dytë të ndeshjes së zhvilluar në St James’ Park, gjyqtari vendosi se Fabian Schar kishte shkaktuar ndërhyrje të palejuar në dëm të Marcos Alonsos dhe akordoi penallti në favor të Bluve.

(Foto: Getty Images)

Eden Hazard u tregua i saktë nga pika e bardhë për t'ia dhënë epërsinë Chelseat (76'). Më pas barazoi Joselu (83'), por një autogol i DeAndre Yedlin (87'), ishte fatal për ekipin nikoqir.

Xhirimet treguan se mbrojtësi zviceran i Newcastle e kishte prekur topin, mirëpo gjyqtari kishte vendosur se ishte penallti.

Ndërsa i të njëjtit mendim është edhe Alonso, i cili thotë se ndërhyrja në të ishte e palejuar.

https://twitter.com/ChelseaGIFs/status/1033764481229377537

"Mendoj se unë e preka topin dhe pastaj dola para lojtarit, ndërmjet lojtarit dhe topit, dhe derisa desha të pasoja te (Olivier) Giroud, u rrëzova, sepse ai më rrëzoi". Alonso për Sky Sports.

"Mendoj se ishte vendim i drejtë. Fitore e mirë. Tri pikë janë të mëdha për ne", ka thënë Alonso për Sky Sports. /Telegrafi/