Please enter at least 3 characters.

Alonso i përgjigjet Valverdes dhe Viniciusit: Këtu vendimet i marrë unë

Real Madrid shënoi një fitore të thellë ndaj Kairat në Ligën e Kampionëve, dhe pas ndeshjes trajneri Xabi Alonso foli për tri çështjet kryesore: hat-trikun e Mbappes, zëvendësimin e Vinicius Jr. dhe lënien e Federico Valverdes në bankën rezervë.

Alonso u shpreh i kënaqur me seriozitetin e skuadrës. “Vinim me objektiv të qartë, për të fituar. Objektivi u arrit, lojtarët luajtën me përkushtim. Tani na pret Juventusi, ndërsa në kampionat mendojmë për Villarrealin”.

Për Valverden, i cili mbeti në bankë, trajneri spanjoll sqaroi se është ai që i merr vendimet në skuadër.

“Vendimi ishte marrë më parë. Fede gjithmonë është i gatshëm, por duhet të menaxhojmë minutat e secilit lojtar”, tha Alonso.

Ai vlerësoi lart edhe Kylian Mbappen, i cili shkëlqeu me tre gola.

“Është vendimtar në pothuajse çdo ndeshje, klinik para portës, jo vetëm për golat, por edhe për ndikimin e tij. Mund të bëjë një sezon spektakolar”.

Ndërkohë, Vinicius u pa i pakënaqur kur u zëvendësua, por Alonso minimizoi gjithçka.

“Nuk ishte një reagim i papritur. Ka ndodhur edhe më herët, por sot jo. Gjithmonë është vendim i trajnerit. Ai i Vinicius nuk ishte shpërthim, thjesht pati një koment që e kuptuam”, përfundoi Alonso.

Alonso foli edhe për dy lojtarë të rinj që po fitojnë hapësira. “Arda Guler mund të luajë si mesfushor sulmues, ndërsa Rodrygo është shumë i vlefshëm edhe në krahun e djathtë. Ndaj Kairat të dy luajtën në mënyrë spektakolare", përfundoi Alonso. /Telegrafi/