Alonso: Gerrard ishte inspirim për mua
Gerrard e përmbylli karrierën me Liverpoolin në humbjen prej 6-1 kundër Stoke Cityt të dielën e kaluar dhe së shpejti do t’i bashkohet klubit LA Galaxy.
Alonso, i cili ka luajtur së bashku me Gerrardin te Liverpooli dhe kanë fituar disa trofe së bashku, thotë se ai ishte shumë inspirues.
“Gjithçka ishte shumë inspiruese. Kur Stevie ishte në anën tuaj, ju e dinit se ai mund të kishte momente magjike të cilat ne i shijonim shumë”, ka thënë fillimisht Alonso.
“Më kujtohet goli kundër Olympiacosit, si dhe goli kundër West Hamit në finalen e FA Cup, i cili piku nga asgjëja”.
“Më kujtohet se në vitet e fundit, lidhja që ai kishte me Fernando Torresin ishte vitale për neve. Për mua, ai ka qenë njëri nga lojtarët me të cilin jam kënaqur më së shumti duke luajtur”, ka shtuar spanjolli. /Telegrafi/


