Please enter at least 3 characters.

Almen Abdi largohet nga Watfordi?

2016/07/AlmenAbdiWatfordvAstonVillaPremierLeaguef4YvVSiRTlAx.jpg

Sipas Sky Sports mesfushori me prejardhje nga Kosova, Almen Abdi do të kalojë në Championship te Sheffield Wednesday.

Watford pritet ta lë të lirë lojtarin për vlerën e 4 milionë funteve.

29 vjeçari që është goran i Prizrenit, pritet të nënshkruaj kontratë tre vjeçare me skuadrën e re.

Abdi ka luajtur më parë edhe për Udinesen për tri vite, para se të kalonte në Watford. /Telegrafi/