Please enter at least 3 characters.

Allegri publikon listën kundër Unitedit, tri mungesa të rëndësishme te Juve

2018/10/Chiellini-Juventus.jpg
305:"TURIN, ITALY - AUGUST 25: Mario Mandzukic (L) of Juventus celebrates his goal with his team-mates Giorgio Chiellini, Emre Can and Cristiano Ronaldo (2nd R) during the Serie A match between Juventus and SS Lazio at Allianz Stadium on August 25, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka publikuar listën prej 20 futbollistësh për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Unitedit.

Juventusi është mysafir i Djajve të Kuq në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Zonja e Vjetër ka gjashtë pikë dhe prinë në Grupin H, teksa pret edhe nga kjo ndeshje rezultat pozitiv, për t'iu ofruar edhe më shumë kualifikimit.

Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë ta bëjë një gjë të tillë pasi do të ketë mungesa të mëdha për këtë ndeshje.

Mesfushorët Sami Khedira e Emre Can dhe sulmuesi Mario Mandzukic janë mungesat e Juventusit.

Ndeshja do të zhvillohet në Old Trafford dhe fillon nga ora 20:30.

Portierët: Szczesny, Pinsoglio, Perin;Mbrojtësit: De Sciglio, Chiellini, Benatia, Bonucci, Cancelo, Rugani, Barzagli, Alex Sandro;Mesfushorët: Pjanic, Matuidi, Bentancur;  Sulmuesit: Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Cuadrado, Kean, Bernardeschi/Telegrafi/