Please enter at least 3 characters.

Allegri: Juve e transferoi Ronaldon, sepse është vendimtar

2019/01/massimilianoallegrisuperkupa-e1547676136166.jpg
286:"JEDDAH, SAUDI ARABIA - JANUARY 16: Head coach of Juventus Massimiliano Allegri celebrates after winning the Italian Supercup match between Juventus and AC Milan at King Abdullah Sports City on January 16, 2019 in Jeddah, Saudi Arabia. (Photo by Marco Rosi/Getty Images for Lega Serie A)
29:"Getty Images for Lega Serie A

Massimiliano Allegri ka pranuar se Juventusi e transferoi Cristiano Ronaldon, sepse është vendimtar dhe shënon gola të rëndësishëm.

Superylli portugez e vendosi ndeshjen e Superkupës së Italisë me golin e realizuar kundër Milanit duke ia siguruar Zonjës së Vjetër trofeun e parë në vitin 2019.

Ronaldo e shënoi golin e vetëm në ndeshje (Foto: Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

"Ishte një ndeshje atraktive me disa raste shënimi. Luajtëm ndaj një Milani të mirë, i cili na shkaktoi probleme, por pas kartonit të kuq është dashur të luanim më mirë dhe ta shënonim golin e dytë".

"Ishte shumë nxehtë dhe e lodhshme, por ne e merituam ta merrnim në shtëpi trofeun falë një qasjeje të baraspeshuar".

(Foto: Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

"E transferuam Cristiano Ronaldon, sepse ai është vendimtar she shënon gola të mëdhenj, por e gjithë skuadra bëri paraqitje të mirë".

"Kishte disa kundërsulme, sepse është dashur të bënim më shumë lëvizje sikur te goli i anuluar i Paulo Dybalas".

"Përkundër kësaj, ne po përpiqeshim të lëviznim shumë shpejt dhe e lejonim Milanin të bënte kundërsulme dhe na detyronte të ktheheshim shpejt prapa", ka deklaruar Allegri për Rai Sport. /Telegrafi/