Please enter at least 3 characters.

Allegri i hapur t’i nisë bisedimet me Romën

2020/09/Massimiliano-Allegri-2.jpg
252:"TURIN, ITALY - APRIL 16: Massimiliano Allegri the coach of Juventus during the UEFA Champions League Quarter Final second leg match between Juventus and Ajax at Juventus Stadium on April 16, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca, është nën presion pas njoftimeve se Massimiliano Allegri është vënë në dispozicion për të biseduar me Giallorossët.

Pas suksesit të madh me Juventusin, strategu italian u largua për t’i bërë vend Maurizio Sarrit dhe vendosi të pushonte për një sezon.

Ndërkohë, spekulimet për klubin e ardhshëm kanë vazhduar me muaj të tërë. Paris Saint-Germaini është përmendur si destinacion i mundshëm i tij, mirëpo Allegri mund ta vazhdojë karrierën në Serie A.

(Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Il Corriere dello Sport bënë të ditur se 53-vjeçari tashmë dëshiron t’i kthehet punës dhe është i gatshëm ta diskutojë projektin e Romës me pronarët e rinj, Dan dhe Ryan Friedkin.

Allegri dëshiron që të jetë pretendent për titull me klubin kryeqytetas, prandaj projekti është shumë i rëndësishëm për të.

Ndërsa përveç investimeve të mëdha, The Friedkin Group duhet ta paguajë rreth 10 milionë euro në sezon. /Telegrafi/