Please enter at least 3 characters.

Alisson për Topin e Artë: Nuk e fitoj sepse jam portier

2019/07/alisson-becker.jpg
243:"BARCELONA, SPAIN - MAY 01: Alisson of Liverpool warms up prior to the UEFA Champions League Semi Final first leg match between Barcelona and Liverpool at the Nou Camp on May 01, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Alisson Becker ka thënë se ai nuk do ta fitojë asnjëherë Topin e Artë, pasi është portier edhe pse kishte paraqitje fantastike në sezonin e kaluar te Liverpooli.

Portieri brazilian ka ende shanse që ta fitojë çmimin më të madh për një lojtar në futboll, pasi është në mesin e favoritëve për ta rrëmbyer atë.

Vetëm një portier ka ngritur çmimin e lakmuar. Lev Yashin, legjendari i Rusisë fitoi çmimin në vitin 1963.

26-vjeçari ka deklaruar se ai nuk mund ta fitojë Topin e Artë, pasi është vetëm portier dhe do të jetë e vështirë që një gjë e tillë të ndodhë.

Alisson Becker (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

"Unë vetëm kufizoj veten për të bërë punën time," tha ai kur u pyet nëse mund të fitonte Topin e Artë pasi udhëhoqi Brazilin në finale të Kupës së Amerikës.

"Ka shumë lojtarë të lartë që aspirojnë për këtë çmim. Unë jam vetëm një portier".

Brazili mundi Argjentinën e Lionel Messit për të siguruar një vend në finalen e Kupës së Amerikës.

"Ndalimi i të gjuajtjeve të tij [Messi] është një kombinim i përgatitjes dhe intuitës", shtoi Alisson.

Ish-anëtari i Romës pati një sezon të shkëlqyeshëm në debutimin te Liverpooli. Ai fitoi çmimin Dorzën e Artë në Ligën Premier, pasi mbajti portën e paprekur për 21 paraqitje në sezonin 2018/19. /Telegrafi/