Please enter at least 3 characters.

Alexis, njeriu i javës në La Liga

2016/01/alexis-njeriu-i-jav-euml-s-n-euml-la-liga_hd.jpg

Sulmuesi kilian shënoi het-trik në atë përballje. Het-trik shënoi edhe Ikechukwu Uche i Villarrealit në fitoren prej 5-2 kundër Rayo Vallecanos.

Atletico Madridi regjistroi fitore të vështirë prej 1-0 në udhëtim te Malaga me golin e shënuar nga Koke.

Real Madridi nuk ishte aq bindës ndaj Celta Vigos, mirëpo në pjesën e dytë arriti të shënojë tre gola.

Cristiano Ronaldo, edhe pse nuk ishte në formën e tij më të mirë shënoi dy gola dhe arriti shifrën prej 400 golash në karrierë (me kombëtaren dhe me klubet), prandaj po e përfshijmë në formacionin e javës në rolin e sulmuesit.

Formacioni i La Ligas në javën e 18-të (3-4-3):

Portier: Esteban (Almeria).

Mbrojtës: Dani Carvajal (Real Madrid), Mateo Musacchio (Villarreal), Federico Fazio (Sevilla).

Mesfushorë: Moises Gomez (Villarreal), Luka Modric (Real Madrid), Ruben Pardo (Real Sociedad), Vitolo (Sevilla).

Sulmues: Alexis Sanchez (Barcelona), Ikechukwu Uche (Villarreal), Cristiano Ronaldo (Real Madrid).

/Telegrafi/