Please enter at least 3 characters.

Alexei Navalny do të varroset të premten në Moskë

2024/02/1-331.jpg
577:"(FILES) A protester holds candles and a picture of the late opposition leader Alexei Navalny, during a demonstration organised by the association "Russie-Libertes" at the Esplanade du Trocadero in Paris, on February 22, 2024. Russian opposition leader Alexei Navalny's funeral service will be held at a church in southern Moscow on March 1st 2024, allies of the politician said. "Alexei's funeral will be held in a church ... in Maryino on 1 March at 14:00 (1100 GMT). Come in advance," his team said in a social media post on February 28, 2024. (Photo by Ludovic MARIN / AFP)
3:"AFP

Ceremonia e varrimit të Alexei Navalnyt do të bëhet në Moskë të premten, ka njoftuar zëdhënësja e tij.

“Një ceremoni do të zhvillohet në një kishë në distriktin juglindor Maryino në orën 14:00”, tha Kira Yarmysh në një postim në X.

Në postimin e saj, ajo u bëri thirrje mbështetësve të tij që të “shfaqen më herët”, duke theksuar se më pas do të varroset në varrezat e Borisovit, transmeton Telegrafi.

Ekipi i tij raportohet se kishte patur problem dje që të gjej një lokacion nga ku do t’i japin lamtumirën e fundit në një ceremoni të organizuar, pasi shumë hapësira të dedikuara për raste të tilla refuzonin ta bënin këtë.

Madje sipas Yarmysh disa refuzonin të përmendin emrin e kritikut të ashpër të Kremlinit, derisa tjerëve u ishte ndaluar të bashkëpunojnë me ta.

Ndryshe Navalny ka vdekur në një burg në Arktik, ku prej atij momenti shumica e liderëve botërorë e kanë bërë Vladimir Putinin përgjegjës për vdekjen e tij.

Ndërkaq e ëma e tij, i bëri thirrje Putinit që ta lejojë të shoh kufomën e të birit dhe t’i japë lamtumirën e fundit. /Telegrafi/