Please enter at least 3 characters.

Alexander Zverev triumfon në ATP Finals në londër

2018/11/AlexanderZverev-e1542572654215.jpg
297:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 18: Alexander Zverev of Germany celebrates victory with the trophy following the singles final against Novak Djokovic of Serbia during Day Eight of the Nitto ATP Finals at The O2 Arena on November 18, 2018 in London, England. (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)
12:"Getty Images

Alexander Zverev e ka mposhtur Novak Djokovicin për të fituar turneun ATP Finals dhe për të arritur fitoren më të madhe në karrierën e tij.

Djokovic, i cili është i pari në renditje, ishte favorit për ta fituar këtë duel, mirëpo 21-vjeçari i befasoi të gjithë duke fituar me rezultat 2-0 në sete (6-4, 6-3).

Alexander Zverev, ATP Finals (Photo by Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Tenisti i ri gjerman bëri paraqitje fantastike në O2 Arena të Londrës për t'iu gëzuar këtij triumfi të madh.

Zverev ia doli ta kontrollonte setin e parë, ndërkohë që e dominoi të dytin duke dalë fitues në fund.

Sfida e radhës për Zverev është që të dëshmojë se mund t'ia dalë edhe në formatin me pesë sete në Grand Slam.

Alexander Zverev, ATP Finals (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Këtë vit, ai arriti për herë të parë në një çerekfinale Grand Slam në turneun e French Open.

Dhe duket se është vetëm çështje kohe kur ai do të fillojë të arrijë në fazat finale të turneve të mëdha. /Telegrafi/