Please enter at least 3 characters.

“Aleanca euroatlantike” - Osmani publikon fotografi me presidentin Trump dhe Macron

2024/12/469712113_1119907122827159_3214401665948421719_n-1-e1733645738632.jpg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Paris, ku mori pjesë në ceremoninë e veçantë të rihapjes së Katedrales së famshme ‘Notre Dame’.

Gjatë kësaj ceremonie, Osmani ka pasur rastin të takohet me presidentin e SHBA-ve, Dondald Trump, dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Osmani ka publikuar një fotografi përkrahë dy homologëve të saj, ku ka shkruar “Aleanca euroatlantike”.

Kjo fotografi simbolizon mbështetjen e fuqishme për bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Francën.

Kosova, e cila ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, vazhdon të punojë drejt integrimit të plotë në organizata ndërkombëtare dhe për të forcuar lidhjet me vendet perëndimore. /Telegrafi/