Please enter at least 3 characters.

Albina Kelmendi publikon këngën e re "Inat"

2023/05/Screenshot_22-2.png

Pasi arriti në finalen e Eurovisionit me këngën "Duje" bashkë me familjen e saj, këngëtarja Albina Kelmendi iu është rikthyer projekteve të reja.

Kënëgtarja shqiptare ka lansuar projektin më të ri mzuikor që mban titullin "Inat" , e që e solli të shoqëruar edhe me videoklip.

Producent i këngës është Deard Sylejmani, që gjithashtu u përkujdes për 'beat'-in.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti u shkruan nga Rron, ndërsa puna për klipin iu besua produksionit "Publico" dhe tashmë gjendet e lansuar në kanalin zyrtar të këngëtares në YouTube.

Ndryshe, kujtojmë që Albina dhe familja Kelmendi u renditën në pozitën e 22-të në Eurovision.

Fituese e "Eurovision 2023" u shpall përfaqësuesja e Suedisë, Loreen me këngën "Tatto". /Telegrafi/