Please enter at least 3 characters.

Albërija fotografe, realizon fotografitë 'e nxehta' të së bijës, Anxhelina Hadërgjonajt

2018/06/albbbb-e1529148311668.jpg

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj ka kohë që nuk ka sjell në tregun muzikor ndonjë këngë të re.

E gjithë kjo pauzë e gjatë është bërë për shkak të studimeve, megjithatë Hadërgjonaj ende nuk ka bërë të ditur nëse mendon të rikthehet.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat ndan gjithmonë me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Anxhelina ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi ‘të nxehta’, ku shfaqet mjaft atraktive me bikini.

Ajo duket mjaft sensuale, teksa vë në pah format e saj trupore.

Më i veçantë është fakti se këto fotografi, megjithëse duket sikur të jenë realizuar nga dora e një fotografi profesionist, në të vërtetë janë bërë nga mamaja e saj, këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj.

"Fotografia më e re në qytet, mamaja ime", ka shkruar Anxhelina në njërën nga fotografitë.

Duket se përveçse këngëtare, Albërija është mjaft e zonja edhe në fotografi, dhe këtë e dëshmoi edhe me setin ‘e nxehtë’ fotografik, të cilin ia realizoi të bijës. /Telegrafi/