Please enter at least 3 characters.

Alban Skenderaj së shpejti me “diçka të re”

2016/01/si-duket-alban-sk-euml-nderaj-me-vez-euml-t-euml-thyera-n-euml-kok-euml-video_hd.jpg

Alban Skenderaj ka zbuluar se ai së shpejti do të sjellë diçka të re.

Këngëtari nga Shqipëria ka paralajmëruar projektin e tij të ri muzikor me anë të një postimi në Instagram.

Ai ka postuar një foto ku shfaqet i përqendruar derisa punon në studio së bashku me mikun e tij Edi Balili.

“Me mikun tim Edi Balili, Muza Production Academy. Dicka e re po vjen”, ka shkruar ai sipër fotografisë, transmeton Telegrafi.

Albani ka disa muaj që nuk ka lansuar ndonjë hit të ri, me duetin e tij me reperin Young Zherka, “24 orë”, që ishte klipi i tij i fundit.

Rreth një muaj më parë ai realizoi disa koncerte recitale në Tiranë dhe më pas edhe në Gjakovë, derisa vazhdon të jetë aktiv në panelin vlerësues të spektaklit “X Factor Albania”. /Telegrafi/