Please enter at least 3 characters.

Alban Skënderaj publikon këngën e re "Ki mëshirë"

2020/02/albanskenderaj_83458392_796535277494065_332498085625519436_n.jpg

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skënderaj, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Ki mëshirë” titullohet kënga e tij e re, e cila është baladë e stilit RnB.

Kënga është realizuar nga vet Albani, njashtu dhe teksti është shkruar si gjithmonë nga ai.

Për produksionin e këngës është kujdesur Lorenc Aliaj, teksa klipi i është besuar produksionit nga Shqipëria, Pro..Video.

Skënderaj është shumë aktiv në muzikë me prurje muzikore, që gjithnjë priten mirë nga audienca.

“Ki mëshirë”, duket të jetë një këngë tipike melankolike e stilit të Albanit, që pritet të pëlqehet nga fansat e tij. /Telegrafi/