Please enter at least 3 characters.

Alban Mehmeti komenton protestën e zhvilluar nga ballkonet dhe dritaret

2020/03/unnamed-12.jpg

Me mjete të ndryshme kryesisht të kuzhinës, qytetarët e Kosovës mbrëmë (e enjte) kanë protestuar nga ballkonet dhe dritaret e ndërtesave të tyre.

Kjo ka ndodhur për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend në kohë të pandemisë coronavirus (COVID-19).

Këtë protestë e ka komentuar edhe këngëtari Alban Mehmeti, i cili nuk pret se mund të ketë ndonjë ndikim te politikanët e Kosovës.

Ai ka publikuar video në rrjetin social Instagram, ku shihen qytetarët duke bërë zhurmë nga ballkonet e tyre.

Ndërkaq, në mbishkrim e ka dhënë opinionin e tij duke thënë se nuk pret se kjo protestë do të merret parasysh nga udhëheqësit e institucioneve të vendit për të reflektuar lidhur me situatën e krijuar. /Telegrafi/