Alban Dragusha debuton me fitore te Prishtina, mposht Balkanin në derbin e javës
Prishtina ka triumfuar ndaj Ballkanit me rezultat 1-0 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Alban Dragusha ka debutuar me një fitore të madhe si trajneri i Prishtinës, duke mposhtur liderët e Ballkanit dhe duke i dhënë fund një serie të dobët të prishtinasve prej pesë ndeshjeve pa fitore.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur dhe shumë raste nga të dyja skuadrat, të cilat tentonin me çdo kusht golin e epërsisë.
Rastet më të mira në këtë pjesë i patën Leotrim Kryeziu dhe Giovanni Ribero, por të dy humben nga pak metra dhe shifrat mbeten të pandryshuara 0-0.
Në pjesën e dytë, vendasit ishin dukshëm skuadër më kërkuese dhe më e rrezikshme dhe pas shumë rasteve të krijuara arritën ta gjejnë edhe golin, i cili doli të ishte i fitores.
Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e rezervistit Rin Ahmeti (83’), i cili shënoi një gol të bukur pas asistimit të Drin Bajraktarit për golin e fitores 1-0.
Pas kësaj fitore, Prishtina ngjitet në pozitën e tretë me 41 pikë apo katër më pak se Ballkani dhe Drita.
Në ndeshjen e ardhshme pas pushimit të kombëtareve, Prishtina udhëton te Drenica, teksa Ballkani e pret Dukagjinin. /Telegrafi/


