Please enter at least 3 characters.

Alarmohet Liverpooli, objektivi i tyre ka kërkuar largimin por ka një problem të madh

Liverpooli ka marrë një lajm të madh pasi objektivi i tyre i merkatos ka kërkuar largimin nga klubi i tij mes thashethemeve të shumta. 

‘Të Kuqtë’ mund të jenë aktiv gjatë afatit kalimtar të janarit, teksa ata do të synojnë që ta përforcojnë ekipin për pjesën e dytë të sezonit.

Njëri prej tyre është Khvicha Kvaratskhelia, i cili po ashtu po tërheq interesim të madh nga Paris Saint-Germaini.

Liverpooli është një prej destinacioneve të tij të mundshme, pasi tash e sa kohë e kanë pëlqyer profilin e tij.

Tani ka pasur disa zhvillime të mëdha, pasi vet lojtari ka kërkuar largimin e menjëhershëm nga klubi, diçka të cilën e ka konfirmuar trajneri i Napolit, Antonio Conte.

Liverpooli, sidoqoftë, do të përballet me konkurrencë të ashpër nga PSG-ja, të cilët kanë marrëveshje verbale me reprezentuesin gjeorgjian.

PSG-ja është në bisedime direkte me Napolin për të gjetur një zgjidhje, duke përfshirë kartonin e një lojtari plus para.

Klubi italian e vlerëson kartonin e 23-vjeçarit rreth 67 milionë euro, me PSG-në që e ka si objektiv kryesor.

Kujtojmë se Kvaratskhelia është pjesë e Napolit që nga korriku i vitit 2022 pas transferimit të tij nga Dinamo Batumi për 10 milionë euro./Telegrafi/