Please enter at least 3 characters.

Alarmante, ndotja e ajrit në Prishtinë në nivelin më të lartë të rrezikshmërisë (Foto)

2016/12/ndotja-e-ajrit-n-euml-prishtin-euml-tejkalon-vlerat-e-lejuara_hd-780x439.jpg

Ajri në kryeqytet vazhdon të jetë në suazat e rrezikshmërisë. Cilësia e ajrit pasditen e sotme ka qenë më e ndotur se ditët e kaluara.

Sipas matjes të bërë në orën 18:00 nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, cilësia e ajrit ka qenë në nivelin e lartë të rrezikshmërisë 430 ppm (grimca në milion).

Ndërkaq nga matja e fundit e bërë në orën 19:00 cilësia e ndotjes së ajrit ka rënë në 400 mirëpo ende mbetet e rrezikshme për shëndetin e qytetarëve./Telegrafi/