Akullnaja e Himalajes në Indi 'shkëputet' dhe përplaset në një digë, 150 persona besohet të kenë vdekur nga vërshimet
07/02/2021
Rreth 150 njerëz besohet se kanë vdekur në Indinë veriore pasi një akullnajë Himalaje u thye dhe u përplas në një digë të dielën, derisa përmbytjet detyruan evakuimin e fshatrave në rrjedhën e poshtme.
“Numri aktual nuk është konfirmuar ende, por 100 deri në 150 njerëz vlerësohen të vdekur”, tha për Reuters, Om Prakash sekretari kryesor i shtetit Uttarakhand, ku edhe ndodhi incidenti.
Një dëshmitar raportoi për një mur pluhuri, shkëmbi dhe uji, derisa orteku zhurmonte në luginën e lumit, transmeton Telegrafi.
“Erdhi shumë shpejt, nuk kishte kohë për të lajmëruar askënd”, tha Sanjay Singh Rana, i cili jeton në rrjedhën e sipërme të fshatit Raini.
“Unë ndjeva se edhe ne do të ‘rrëmbeheshim’”, potencoi ai. /Telegrafi/


