Please enter at least 3 characters.

Aksidenti në Vitomiricë të Pejës, një i vdekur, dy të lënduar (Foto)

2019/03/Screenshot_2-7.png

(E plotësuar) Drejtori i Spitalit Rajonal në Pejë, Skender Dreshaj, në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur se nga aksidenti në Vitomiricë një person ka mbetur i vdekur.

Gjithashtu, sipas tij, përveç të vdekurit, një femër është në gjendje të rëndë dhe një tjetër me lëndime të lehta.

Dreshaj ka shtuar se gjendja e pacientes është duke u trajtuar nga mjekët, mirëpo për shkak të traumave të forta që ka marrë, janë duke e shqyrtuar rastin për ta dërguar në QKUK, Prishtinë. /Telegrafi/

--------------------------------------------------------------------------

Aksident në Vitomiricë të Pejës, ka të lënduar (Foto)

Një aksident trafiku me persona të lënduar ka ndodhur në Vitomiricë të Pejës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se nuk ka shumë informacione për detajet rreth këtij aksidenti. /Telegrafi/