Please enter at least 3 characters.

Aksident zinxhiror në magjistralen Prishtinë - Pejë, lëndohen dy fëmijë

2021/05/Aksident-LAJMI-I-FUNDIT-2.png

( E plotësuar)Një aksident zinxhiror, ku janë përfshirë gjashtë vetura, ka ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë - Pejë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi konfirmoi për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira gjashtë vetura.

"Në ora 18:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në dalje të FushëKosovës. Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësitet policore të trafikut janë marrë me aksidentin", deklaroi ai.

- - - - -

Një aksident trafiku zinxhiror ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë - Pejë.

Telegrafi mëson se në aksident janë lënduar disa persona.

Lidhur me aksidentin, Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe do të ju mbajë të informuar për rastin.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 80 aksidente trafiku, ku 22 prej tyre ishin me persona të lënduar. /Telegrafi/