Please enter at least 3 characters.

Aksident zinxhir në një autostradë pranë kufirit gjermano-çek, 16 të lënduar - tre prej tyre në gjendje të rëndë

2023/10/page-150.jpg

Në një aksident zinxhir të dielën në mbrëmje në një autostradë pranë kufirit gjermano-çek janë lënduar 16 persona - tre prej tyre në gjendje të rëndë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion, i cili dyshohet se ishte shkaku fillestar i aksidentit, pas të cilit janë përfshirë disa makina të tjera.

Siç raportohet më tej, aksidenti ndodhi pranë Bad Gottleuba-Berggiesshübel në drejtim të Dresdenit.

Nuk dihej fillimisht përse ka ndodhur aksidenti dhe sa dëme janë shkaktuar.

Kjo pjesë e autostradës ishte mbyllur në drejtim të Dresdenit që nga mbrëmja – dhe mbyllja ka vazhduar herët në mëngjesin e së hënës. /Telegrafi/