Aksident trafiku në Prizren, katër të lënduar
03/05/2026
Një aksident trafiku me lëndime trupore është raportuar pasditen e së shtunës në rrugën “Faik Konica” në Prizren, rreth orës 17:00.
Sipas njoftimit, drejtuesi i automjetit, një mashkull kosovar, dyshohet se nuk i është përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë së lejuar, duke humbur kontrollin mbi automjetin dhe duke shkaktuar aksident.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre femra dhe një mashkull, të gjithë shtetas të Kosovës. Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor dhe po vazhdojnë të jenë nën kujdes mjekësor.
Drejtuesi i automjetit është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente. /Telegrafi/


