Aksident trafiku në Gostivar, automjet godet një të mitur
13/04/2026
MPB njofton se një i mitur pranë shkollës është goditur nga një automjet në një fshat të Gostivarit.
"Më 12.04.2026 në orën 20:10, në DPB Gostivar u njoftua se në Qendrën Mjekësore-Gostivar është sjellë një i mitur nga fsh.
Balindoll me lëndime të rënda trupore.
Sipas denoncimit, rreth orës 16:00, pranë shkollës në fshat, i mituri është goditur nga një automjet që është larguar nga vendi i ngjarjes.
Po merren masa për gjetjen e shoferit dhe zbardhjen e rastit", thonë nga MPB.


