Please enter at least 3 characters.

Aksident në rrugën Strugë-Dibër, lëndohet një këmbësor

2018/11/aksident-1-780x439-1.jpg

Policia e Maqedonisë njofton se mbrëmë ka ndodhur një aksident komunikacioni në rrugën rajonale Strugë-Dibër, afër fshatit Vranishta.

Sipas policisë, në këtë aksident kanë marrë pjesë një kamion dhe dy makina, ndërsa është lënduar një këmbësor.

"65-vjeçari nga fshati Vranishta është dërguar në spitalin 'Shën Erazmo' në Ohër, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Është kryer hetim në vendin e ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/