Please enter at least 3 characters.

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen dy persona

2023/01/323162999_713109476815983_7018351812012914557_n-e1673952297252.jpg

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku janë lënduar dy persona.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth 09:00, në rrugën Prishtinë -Podujevë, ( në fshatin Shakovicë), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, ka deklaruar Ahmeti.

Ajo ka shtuar se me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut. /Telegrafi/