Aksident në Prishtinë, përfshihen dy vetura dhe një kamion (Foto)
25/05/2017
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Isa Kastrati” në lagjen e Muhaxherrëve në Prishtinë.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion, shkruan Telegrafi.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkaq nuk është raportuar për persona të lënduar./Telegrafi/


