Aksident në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, një i lënduar
31/08/2018
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, ndërsa një person është lënduar.
Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës bëri të ditur për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00.
Ai bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur ndërmjet një veture dhe kamioni. /Telegrafi/


