Please enter at least 3 characters.

Aksident në Kërçovë, humb jetën një motoçiklist

2019/04/policia-mk.png

Një person ka ndërruar jetë në një aksident komunikacioni në afërsi të fshatit Drugovo, në rrugën Kërçovë-Ohër, që ka ndodhur pasditen e sotme.

Nga SPB Ohër informojnë se bëhet fjalë për aksident të rëndë në mes një motoçiklete dhe makine ngarkuese.

Ekipi mjekësor dhe ai i MPB-së kanë dalë në terren, ndërsa detaje priten gjatë ditës së nesërme.

Për shkak të këtij aksidenti, komunikacioni në rrugën që lidh Demir Hisarin dhe Manastirin është në ndërprerje./Telegrafi/