Please enter at least 3 characters.

Aksident në Gremnik të Klinës: Humbi jetën pas rrokullisjes me traktor

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me traktor që ka ndodhur sot në fshatin Gremnik të Komunës së Klinës.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, njoftoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:55.

Ai tha se viktima, derisa ishte duke lëvizur me traktor, është rrokullisur, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda.

“Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë kompetente dhe mjekësia ligjore. Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër, është dërguar në obduksion”, tha Gashi.

Njësitë kompetente po merren me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.