Please enter at least 3 characters.

Aksident në Gjilan, lëndohen dy këmbësore

2016/09/veturaq-kembesori.jpg

Dy këmbësore kanë marrë lëndime trupore pasi janë goditur nga një veturë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:24 në rrugën “Lufta e Gjilanit”, në Gjilan.

Siç thuhet në raport, viktimat janë dërguar në spitalin e Gjilanit, ku njëra është ndaluar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësorë.

“Vozitësi mashkull kosovar, me veturë nga pa kujdesia, ka goditur dy këmbësoret femra kosovare. Viktima janë dërguar në Spitalin e Gjilanit, ku njëra është ndalur për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa tjetra është liruar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/