Please enter at least 3 characters.

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren

2024/02/ambulanca-1-780x405-1-840x440-1-752x440-1.png

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, ku një automjet Opel me targa greke me drejtues K.SH emigrant në Greqi, ka përplasur një shtetase 75 vjeçe banore në Gjirokastër.

Nga përplasja 75 vjeçarja ajo ka ngelur e lënduar rëndë, ndërsa është transportuar menjëherë për në Spitalin e Gjirokastrës për mjekim.

Sipas deklaratës që ka bërë drejtuesi i mjetit, mendohet se 75- vjeçarja i ka prerë rrugën mjetit, pasi shpejtësia me të cilën udhëtonte ka qenë jo më shume se 30 kmh.