Please enter at least 3 characters.

Aksident mes tri veturave në Veternik, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në Veternik.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti, tha se ishin të përfshira tri vetura.

“Sot rreth orës 21:45 kemi pranuar informatën se në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete”.

“Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.