Please enter at least 3 characters.

Aksident mes motoçikletës dhe veturës, lëndohet një person në Prishtinë

13:"Mediet Online

Një aksident trafiku është regjistruar pasditen e sotme, më 17 gusht 2025, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 dhe në të janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

“Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./Telegrafi/