Please enter at least 3 characters.

Aksident mes katër veturave në Gllarevë të Klinës, lëndohen pesë persona

2023/09/konference-Policia-e-Kosoves-pajisjet-te-reja-Patrulla-Intelegjente-foto-Ridvan-Slivova-19.jpg

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore sot në një aksident i cili ka ndodhur mes katër veturave në Gllarevë të Klinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Gashi. /Telegrafi/