Please enter at least 3 characters.

Aksident mes dy veturave në Caralevë, dy të lënduar

2023/07/aksident-policia-MK.jpg
Një aksident ka ndodhur këtë të diele mes dy veturave në Caralevë, ku si pasojë janë lënduar dy persona.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 06.10.2024 , rreth orës 14:30 është aksident trafiku, ku janë të përfshira dy vetura. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka njoftuar Bytyqi.

Ndërkaq, policia ka nisur hetimin rreth zbardhjes së aksidentit./Telegrafi/