Please enter at least 3 characters.

Aksident komunikacioni në Manastir, vdes motoçiklisti

2017/06/aksident-foto-780x439.jpg

Një motoçiklist 40 vjeçarë nga Manastiri është mbytur në një aksident komunikacioni që ka ndodhur mbrëmë në Strelishtë të Manastirit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton SPB e Manastirit, fatkeqësia ka ndodhur kur motoçiklisti është përplasur me një veturë në lëvizje. Vdekja e motoçiklistit është konstatuar nga ekipi i Ndihmës së shpejtë mjekësore.

Një ekip policor dhe një prokuror publik kanë kryer ekspertizën për të ndriçura rastin./Telegrafi/