Please enter at least 3 characters.

Aksident i rëndë trafiku në Lebanë, 3 të vdekur (Foto)

2016/01/aksident-i-r-euml-nd-euml-trafiku-n-euml-leban-euml-3-t-euml-vdekur-foto_hd.jpg

Të tre personat janë nxjerrë nga makina nga Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës dhe besohet t’i përkasin një familjeje.

Aksidenti është shkaktuar midis një kamioni dhe një automjeti të vogël udhëtarësh, në të cilin kanë vdekur udhëtarët.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht edhe nga komandanti i zjarrfikësve të Komunës së Prishtinës, Latif Zeka.

Ai i ka thënë portalit Koha.net se vdekjet e tyre janë konstatuar edhe nga mjekët dhe kufomat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes.

Sipas Zekës, moti i ligë ka mundur të jetë një nga shkaqet e këtij aksidenti me pasoja tragjike.
Në këtë aksident, sipas Zekës, nuk ka të lënduar.