Please enter at least 3 characters.

Aksident i rëndë në Zabel të Drenasit, vdes një 17 vjeçar

2018/11/unnamed-1-5.jpg

Në pasditen e së dielës, në rrugën Komoran-Drenas, konkretisht në fshatin Zebel i Ulët, ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një motoçikletë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelan.

“Rreth orës 14:30 në fshatin Zabel i Ulët ka ndodhur një aksident  me fatalitet. Të përfshira një motoçikletë dhe një veturë Golf 4”, tha Kelani.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.