Please enter at least 3 characters.

Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 25 vjeçari shqiptar

2024/06/33-e1719136568429.jpg

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në Halkidiki të Greqisë, duke shkaktuar vdekjen e një 25 vjeçari shqiptar.

Ngjarja ndodhi në aksin Nea Fokaia-Sani, ku mjeti i drejtuar nga R.P 25 vjeç, nga fshati Pojan i Maliqit, humbi kontrollin për shkaqe të paqarta dhe u përplas me një pemë.

Si pasojë e aksidentit, humbi jetën 25 vjeçari shqiptar, i cili udhëtonte i vetëm në makinë.

Policia po heton shkaqet e aksidentit të rëndë./tch/