Please enter at least 3 characters.

Aksident i rënd në Athinë, humb jetën 18-vjeçari shqiptar

2024/11/aksident-1-1.jpg
10:"Webeditor3

Një 18-vjecar shqiptar ka ndërruar jetë në Athinë, pas një aksidenti automobilistik të shkaktuar nga përplasja e dy motorëve.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kipseli”, në kryqëzimin e rrugëve “Kipseli” dhe “Zakyntho”. Motorri i drejtuar nga 18-vjecari shqiptar është përplasur më motorin e drejtuar nga një 16-vjecar.

Si pasojë i riu shqiptar ka rënë nga mjeti dhe është zvarritur për disa metra pa ndjenja deri sa ka humbur jetën. Drejtuesi tjetër i mjetit është plagosur lehtë.

Të dy motoçiklistët rezultuan se nuk kishin kaskë mbrojtëse. Policia ndërkohë po heton me tej shkaqet e ngjarjes së rëndë.