Please enter at least 3 characters.

Aksident gjatë një autoshow në SHBA, e pëson keq një punëtor – këmba e tij përfundon poshtë një ndarëse betoni (Video)

2018/07/Screenshot_7-5.jpg

Një barrierë ndarëse i ka thyer këmbën një 46-vjeçari në një aksident të premten mbrëma gjatë një autoshow në Wasatch County, Utah, duke e lënë atë me plagë të rënda.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burri është në gjendje të qëndrueshme tanimë dhe po trajtohet në Qendrën Mjekësore të Heber Valley.

“Një nga individët që po punonte në këtë ngjarje, ishte duke qëndruar jashtë zonës”.

Kur dy nga automjetet u përplasen, njëri doli mbi pengesën në fjalë.

“Ai filloi të largohet, por pastaj një tjetër automjet goditi makinën që ishte tashmë në krye të pengesës së betonit”, ka thënë një dëshmitar.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e momentit kur spektatorët tentojnë për ta ndihmuar burrin e lënduar. /Telegrafi/