Please enter at least 3 characters.

Akil Gjakova përfundon i katërti në Grand Slamin e Parisit

2019/02/akil-gjakova.png

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka humbur ndeshjen për medaljen e bronztë dhe ka mbetur i katërti në Grand Slamin e Parisit.

Akili, që vitin e kaluar fitoi të artën në këtë Grand Slam, këtë herë nuk arriti ta përsërit suksesin e njëjtë.

Xhudisti pejan u ndal pas tri fitoreve, konkretisht në gjysmëfinale dhe në luftën për të bronztën.

Gjakova u mposhti për medaljen e bronztë nga medalisti i artë Olimpik nga Rio 2016, Fabio Basile.

Kështu, Akili arriti të përfundojë i katërti në Grand Slamin e Parisit në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Megjithatë, djaloshi nga Kosova arriti të fitojë plot 360 pikë olimpike për Tokio 2020. /Telegrafi/